Humbja ndaj Getafes, Ancelotti: Ishim akoma me pushime

Humbja ndaj Getafes, Ancelotti: Ishim akoma me pushime

Real Madrid e nisi vitin me humbje, teka ditën e djeshme u mposht minimalisht nga Getafe.

Pas ndeshjes, trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti kritikoi hapur lojtarët e tij duke u shprehur se e merituan këtë humbje pasi futbollistët ishin akoma me pushime. 

“Ua dhuruam vetë golin, falë një lojtari i cili zakonisht është shumë i vëmendshëm në mbrojtje. Ne kishim një ditë më shumë pushim, por sot nuk ishim ekipi që ishim deri për Krishtlindje. Na mungoi përqendrimi, ishim akoma me pushime. Nuk dua justifikime, nuk luajtëm mirë ndaj Getafes, e merituam humbjen.

Arbitri nuk ishte vendimtar. Gjithsesi, unë u zemërova pak me të, pasi i kurseu disa kartonë të verdhë në pjesën e parë. U thashë djemve dje se isha i kënaqur me mënyrën se si ishin stërvitur. Të shohim përpara. Kjo humbje nuk duhet bërë dramë, pasi jemi akoma në krye të renditjes“, deklaroi Ancelotti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy