
Largimi i Renan Lodit tek Nottingham Foresti me formulën e huazimit ka lënë një boshllëk në krahun e majtë të mbrojtjes së Atletico Madridit dhe Diego Simeones nuk i ka shpëtuar ky fakt.
‘’ El Cholo ‘’ i njeh shumë mirë ‘’ Los Colchoneros ‘’ për arsye se vijon prej shumë vitesh në stolin e tyre dhe i ka bërë me dije drejtuesve lojtarin që i duhet për pjesën e mbetur të sezonit.
Raphael Guerreiro po bën paraqitje për tu duartrokitur me Borussia Dortmundin dhe duke qenë se kontrata e portugezit me gjermanët skadon në 30 qershorin e 2023-shit, merkatoja e janarit konsiderohet shumë e rëndësishme për të mbushur arkat me largimin e 29 vjeçarit nga ‘’ Signal Iduna Parku ‘’.
Sigurisht, kuptohet se nëse kjo çështje do të stërzgjatet , Borussia Dortmundi mund ta humbasë Raphael Guerreiron me parametër zero në verën e ardhshme dhe fakti se kësaj skuadre i nevojitet të fuqizohet në aspektin ekonomik, të orienton drejt një marrëveshje me kryeqytetasit për anësorin.
‘’ El Cholo ‘’ duhet të jetë shumë i vëmëndshëm në këtë periudhë që mund të përcaktojë shumë për fatet e sezonit , i cili nuk filloi mirë për arsye të eleminimit nga faza e grupeve të Champions Leagues , episod që tronditi të gjithë komponentët e klubit dhe vuri seriozisht në rrezik qëndrimin e ishi-t të River Plates në stolin e Atletico Madridit.



