
Në javët e fundit e ardhmja e Pep Guardiolas tek Manchester City është vënë në dyshim.
Katalanasi sigurisht konsiderohet një ndër më të mirët në training dha falë kapacitetit të tij ‘’ Qytetarët ‘’ janë shëndërruar në një klub tejet të suksesshëm në Angli dhe Europë.
Mirëpo çdo fillim eksperience e ka edhe një fund dhe nuk përjashtohet mundësia që ishi i Barcelonës të largohet nga ‘’ Etihad ‘’ në të ardhmen e afërt.
Drejtuesit e bardhekaltërve kanë filluar të mendojnë me seriozitet për vijimësinë dhe në këtë rast po analizojnë një tjetër emër.
Bëhet fjalë për Enzo Marescan i cili ka lënë gjurmë tek Chelsea me fitimin e Conference Leagues dhe Botërorit të Klubeve në sezonin e shkuar.
Largimi i italianit do të linte një boshllëk tek britanikët, drejtuesit e të cilëve si duket e kanë gjetur zëvëndësuesin.
Eshtë Filipe Luis, ish lojtar i ‘’ Bluve të Londrës ‘’, një trainer shumë cilësor i cili drejton Flamengon.
40 vjeçari e ka nisur eksperiencën tek brazilianët dhe në një kohë të shkurtër ka fituar disa tituj të rëndësishëm, përfshirë edhe Kupën Santander Libertadores.
Numri një i stolit është tejet ambicioz, me një ide të qartë për lojën, i cili mund të rikthehet në kontinentin e vjetër për ta provuar veten.
Edhe pse në fillimet e tij Filipe Luis ka demostruar aftësinë tek një ekip si Flamengo, ndër më të suksesshmit në Amerikën e Jugut.



