Josa: Luajtëm për shumë minuta me 10 lojtarë. Kemi marrë Prodanin, do doja një sulmues

Josa: Luajtëm për shumë minuta me 10 lojtarë. Kemi marrë Prodanin, do doja një sulmues

Trajneri i Laçit, Mirel Josa, foli për MCN TV, pas barazimit të skuadrës së tij ndaj Ezenit.

Josa deklaroi se skuadra luajti për një kohë të gjatë me një lojtar më pak, ndërsa shtoi se përsëri ekipi i kishte rastet për të shënuar, por duhet të ishin më të kujdesshëm.

Nëse shikojmë atë që ndodhi, jo se u kujdesëm në mbrojtje pas mbetëm me 10 lojtarë, por çdo trajner tjetër do kujdesej kështu. Me lojtarët që hodhëm në fushë, kanë aftësi sulmuese, por ishim në fazën kur kundërshtarin ta detyronim të luante në krahë dhe aty ta fitonim topin. U prishën raportet pas daljes me të kuq dhe fuqia sulmuese nuk ishte ajo që duhej. U munduam në minutat e fundit, sidomos në dy rastet e Sobowale, ku mund të bënim diçka në portën kundërshtare, por futbolli kështu është.

Siç krijoi Laçi, ashtu krijoi edhe kundërshtar. Dajsinani ishte në gatishmëri dhe bëri punën siç duhej. U munduam të shkonim në portën kundërshtare. Luajtëm në inferioritet numerik gjatë një kohe të gjatë. Kur nuk ke mundësi të marrësh maksimumin, do marrim minimumin.

Kishim momente kur mund ta kapnim Erzenin në kundërsulm, por si Tresa dhe Bajrami, janë lojtarë që bëjnë edhe aspektin sulmues. Nuk kisha sulmuesin klasik që të rifreskoja Sobowale. Futëm Melon përpara. Duhet të ishim të ngjeshur në mes, që kundërshtari mos na çante nga qendra. Kishim dy momente të mira për të shënuar, por duhet të ishim më të kujdesshëm dhe të vëmendshëm për gol.

Nuk mund të flas për përforcimet, pasi kjo është pjesë e klubit. Çdo trajner do lojtarë. Këto varen nga kushtet që kemi. Kemi marrë një lojtar, Indrit Prodanin. Çdo trajner do lojtarë në skuadër, që të ketë zgjidhje. Nëse do kisha një sulmues të mirëfillte, nuk do fusja Melon në qendër të sulmit. Do ishte mirë, nëse do kisha edhe një sulmues tjetër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy