
Ashtu siç dihet tashmë , drejtuesit e Barcelonës kanë përveshur mëngët për tu përforcuar në vigjilie të sezonit të ri, gjatë të cilit do të tentohet shtimi i trofeve në vitrinë .
Pritja nga një anë ka shkaktuar një lloj sikleti tek katalanasit por nga ana tjetër duhet thënë se i ka shërbyer gjithashtu për ti vënë pikat mbi i dhe të analizojnë çdo hap me shumë profesionalizëm.
Një ndër emrat që është shfaqur në kohët e fundit është ai i Luis Suarez , sulmues i cili gjatë një interviste për ‘ Chiringuito de Jugones ‘ ka shprehur se kërkon rikthimin në ‘’ Camp Nou ‘’ pasi e shkuara e suksesshme po e thërret përsëri .
Xavi Hernandez e mirëpret uruguajanin tek ‘’ Los Cules ‘’ sepse pavarësisht 35 viteve, përpara portave kundërshtare është një sulmues që nuk fal dhe ky fakt e ka bërë një ndër më të mirët në pozicionin ku aktivizohet.
Sigurisht bindja për tu rikthyer tek spanjollët konsiderohet një vendim i papritur i ‘’ El Pistoleros ‘’ por shumë avantazhues për ofensivën e furishme të tyre sepse ishi i Liverpoolit befason atëherë kur nuk e pret .
Për Barcelonën merkatoja do të jetë një periudhë shumë e rëndësishme me qëllimin e vijimit në të njëjtin stad , pasi pjesa e dytë e sezonit i dha të drejtë Joan Laportas i cili me investimet e janarit ka arritur ti rendisë ‘’ Blaugranët ‘’ në vendin e dytë , fakt që thekson përmirësimin e tyre në çdo aspekt.



