
Kukësi ka marrë tre pikë me shumë vështirësi në “Zeqir Ymeri” përballë ekipit të Laçit duke fituar me rezultatin e ngushtë 1-0. Heroi i vendasve ishte mesfushori Dzaria që shënoi 10 minuta para përfundimit të ndeshjes. Ndërkohë, në sfidën tjetër Kamza ka fituar me shifrat 3-2 përballë Lushnjes.



