Barcelona i vë çmimin Sergino Dest

Barcelona i vë çmimin Sergino Dest

Tentativa e Barcelonës për Sergino Dest, lojtar i cili u konsiderua zëvëndësuesi i Dani Alvesit , nuk i ka rezultuar e duhura kësaj skuadre dhe tashmë po mendohet për largimin e amerikanit.

 Asokohe spanjollët e fituan garën me Bayern Munchen duke treguar superioritetin në merkato por fatkeqësisht ajo e verës do ti vërë kapakun eksperiencës në ‘’ Camp Nou ‘’.  

Sipas ‘ Marcas ‘ , janë përcaktuar 25 milionë euro për shitjen e 21 vjeçarit i cili do ti hapte dritën jeshile mbërritjes së Cesar Azpilicuetas , një ndër prioritetet e merkatos verore .

Kjo situatë , pavarësisht se Barcelona në terma të përgjithshëm ka zhvilluar një sezon pozitiv, e ka shqetësuar gjithmonë Xavi Hernandezin , objektivi i të cilit është fitimi i trofeve ashtu siç e ka bërë edhe në kohën kur performonte në mesfushë dhe është në hapat e para si trainer pas eksperiencës në Katar tek Al Sadd por drejtimi i ekipit të zemrës ka një përgjegjësi ndryshe për faktin se është një ndër më të suksesshmit e botës.

Qëndrimi në të njëjtin stad në kohët e sotme konsiderohet një sfidë më vete sepse çdo klub merr iniciativat përkatëse për tu shëndërruar në një superfuqi në të ardhmen dhe shpeshherë hasen pengesa të natyrshme që i japin një tjetër kuptim sportit më të ndjekur i cili  vijon të fitojë zemrat e mijëra fansave .

 Nëse i referohemi ishi-t të Ajaxit , duhet theksuar se mbetet një element shpresëdhënës për të ardhmen  për shkak të moshës dhe faktit se ka akoma shumë vite përpara gjatë të cilave duhet të tregojë se e meriton kalimin tek një ekip elite por fillimisht duhet të punojë fort dhe të jetë maksimalisht efikas në fushën e blertë , aty ku shikohet forca e vërtetë e çdo lojtari të kalibrit. 

Për fatin e tij prej kohësh  Bayer Munchen dhe Manchester City nuk ia kanë ndarë sytë dhe merkatoja do të startojë me një supersfidë europiane për anësorin e Barcelonës.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy