
Përveç Shqipërisë, FIFA ka dënuar edhe kombëtaren e Polonisë, për incidentet e ndodhura në stadiumin “Air Albania” më 12 tetor.
Kombëtarja kuqezi u dënua me një gjobë prej 150 mijë frangash dhe një ndeshje pa tifozë. Pas pamjeve filmike, FIFA ka parë trazira edhe nga tifozët polakë, që ishin në stadium atë natë.
Për këtë arsye, federata polake është gjobitur me 50 mijë franga dhe në ndeshjen e radhës ndaj Andorrës jashtë, nuk do lejohen tifozët polakë.



