Manchester City, nxjerr në shitje Bernardo Silvan

Manchester City, nxjerr në shitje Bernardo Silvan

Në vitet e fundit Bernardo Silva ka rezultuar një ndër lojtarët më të spikatur tek Manchester City.

Siç dihet çdo fillim e ka edhe një fund dhe për portugezin besohet se ka ardhur.

Drejtuesit kanë marrë vendimin për ta nxjerrë në shitje mesfushorin, i cili e përfundon kontratën në 2026-tën.

Vera e ardhshme do të jetë determinante për vijimësinë e ishi-t të Monacos, i cili shquhet për adaptimin në disa pozicione dhe sigurisht është një ndihmë e madhe edhe për ofensivën.

Në vitet e fundit e ardhmja e 30 vjeçarit është lidhur ngusht me kalimin në kampionatet më prestigjoze të kontinentit të vjetër, si ai spanjoll, italian apo francez por rezistenca e drejtuesve të bardhekaltërve ia ka mbyllur derën e largimit nga ‘’ Etihad ‘’.

Kohët tashmë kanë ndryshuar dhe anglezët janë në pritje të ofertave për luzitanin, i cili me eksperiencën dhe vitet mbi supe do ta ketë të lehtë adaptimin në çdo ekip.

Eshtë sezoni i tetë në rradhët e fituesve në fuqi të Premier Leagues, me të cilët numëron 17 sfida, 1 gol dhe 3 asiste.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy