Newcastle ne sulm për Balotellin

Newcastle ne sulm për Balotellin

Pa dyshim që Newcastle do të jetë protagonisti kryesor i kësaj merkatoje e cila vijon me shumë surpriza .  Bardhezinjtë po i shtojnë çdo ditë forcat për tu shëndërruar në një rival të tmerrshëm dhe pak e nga pak të përfshihen ndër më të mirët e botës. 

Pas firmosjes me Kieran Trippier dhe Chris Wood ,  drejtuesit i kanë vënë gishtin  Mario Balotellit .

Eddie Howe e njeh shumë mirë potencialin e italianit i cili aktivizohet për modestët e  Adana Demirspor , skuadër ku ka kontribuar  me  8 gola dhe 4 asiste në 20 ndeshjet e deritanishme .  

Kur bëhet fjalë për Premier Leaguen , italianit nuk i vinë ndërmend kujtime të bukura sepse nuk arriti të impresionjë në të kaluarën me Liverpoolin dhe Manchester City-n por eksperienca gjithmonë bën të vetën dhe interesi i ‘’ Las Urracas ‘’ mund të jetë rruga drejt titujve  për 31 vjeçarin .

Për ishin e Nizes turqit morën një ofertë nga Arabia Saudite të cilën  drejtuesit e tyre e refuzuan  menjëherë sepse  prezenca e ‘’ El Locos ‘’ në skemat e Vincenzo Montellas është tejet shpresëdhënëse për të ardhmen .

Megjithatë nëse fati e shoqëron Newcastlen në këtë tentativë , një transferim i mundshëm i Mario Balotellit në ‘’ St James Park ‘’ do të ishte me shumë gjasa treni i fundit i ‘’ SuperMarios “ në  karrierë i cili bëri  bujë në të kaluarën dhe pati privilegjin e aktivizimit tek skuadra si  Inter , Manchester City , Liverpool , Milan  Nice, Marseille ,  Brescia , Monza dhe së fundmi Adana Demirspor . 

Sigurisht me një eksperiencë të tillë , sulmuesi nga Palermo ka shumë avantazhe por interesi i Newcastle ka një përmbajtje ndryshe sepse është klubi më i pasur  në botë .

Për faktin  se është në hapat e fundit të karrierës veshja e fanellës bardh e zi mund të jetë një zgjedhje interesante e cila mund të ketë nga pas një ofertë tunduese nga   Yasir Al – Rumayyan për një lojtar që  mund ti habisë të gjithë atëherë kur nuk e presin .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy