
Barcelona është rikthyer te fitorja në kampionat, teksa ka mposhtur ditën e sotme Getafen me rezultatin 2-1.
Ndeshja në “Camp Nou”, nisi menjëherë me spektakël, me katalanasit që gjetën golin e avantazhit pas vetëm 2 minutave lojë. Ishte Sergio Roberto, i cili pas një asisti të marrë nga Alba, e dërgoi topin në rrjetë.
17 minuta më vonë, Getafe vendosi baraspeshën me Ramirez. Ky i fundit shënoi pas disa kombinimeve psketakolare me shokët e skuadrës.
Ishte Depay, ai që kaloi sërish Barcelonën në avantazh. Holandezi mori një pasim perfekt në zonë nga bashkëkombësi i tij, Frenkie De Jong dhe e ndali topin në rrjetë.
Pjesa e dytë ishte përsëri me raste nga të dy krahët, por shifrat nuk ndryshuan deri në fund. Kështu skuadra e Koeman lë pas krahëve barazimin e pësuar një javë më parë ndaj Bilbao dhe i gëzohet fitores së sotme.



