Lojërat Olimpike/ Nuk ka surpriza, Alcaraz dhe Djokovic kualifikohen në çerekfinale

Lojërat Olimpike/ Nuk ka surpriza, Alcaraz dhe Djokovic kualifikohen në çerekfinale

Tenisti Carlos Alcaraz, siguroi kualifikimin për në çerekfinale, në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Spanjolli nuk fali, duke triumfuar ndaj Roman Safiullin 2-0 me sete (6-4 dhe 6-2). Një ndeshje pa shumë histori, me numrin 3 në botë që nuk e vuri për asnjë moment në dyshim fitoren.

Në çerekfinale, Alcaraz do të përballet me Tommy Paul. Tenisti amerikan, kaloi me vuajtje francezin Moutet 2-0 me sete (8-6 dhe 6-3).

Në çerekfinale u kualifikua edhe Novak Djokovic. Serbi triumfoi 2-0 me sete ndaj Koepfer dhe në turin tjetër do të përballet me Tsitsipas. Greku eliminoi argjentinasit ka shumë lodhje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy