Shtohen pretendentët për Vlahovic

Shtohen pretendentët për Vlahovic

Protagonizmi i fituar me Fiorentinën i ka dhënë shumë shpejt impaktet për Dusan Vlahovic . Serbi është shëndërruar në një ndër lojtarët më të spikatur  të ‘’ Vjollcëve ‘’ dhe lufta për të është   ashpërsuar me kalimin e kohës .  

Pas Atletico Madridit  është zgjeruar interesi për 21 vjeçarin sepse  sipas Calciomercatos  Juventusi ,  Borussia Dortmundi dhe Tottenhami do të tentojnë ta transferojnë talentin ballkanas .  

Premisat janë për të lënë ‘’ Artemio Franchin ‘’ gjatë merkatos se ardhshme  verore sepse pretendentët e tij e kanë shtuar këmbnguljen falë statistikave mbresëlënëse të arritura nga nxënësi i  Vincenzo Italianos i cili ka arritur 21 golat në 40 ndeshjet e sezonit të kaluar dhe  aktualin e ka filluar me këmbë të mbarë me 5 të tillë në 3 javët e zhvilluara .

Megjithatë për shërbimet e Dusan Vlahovic nuk kanë ngelur pas as Real Madridi , Manchester City dhe Bayern Munchen sepse e vlerësojnë shumë progresin e bërë me një skuadër të dorës së dytë në Serinë A  dhe ajo që spikat më tepër tek ky lojtar është kapaciteti i shënimit të golave në një kampionat ku konkurrenca është shumë e ashpër sidomos në mesin e tabelës .

 Parashikimet për sulmuesin nga Beogradi janë të qarta  dhe mund të thuhet me plot bindje se e pret një e ardhme e shkëlqyer duke iu referuar interesit të deritanishëm .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy