Raul de Tomas në radarët e Real Madridit

Raul de Tomas në radarët e Real Madridit

 Paraqitjet  e Raul de Tomas me Espanyolin ia kanë ndezur shumë shpejt motorrët Real Madridit , ekip që synon rikthimin e sulmuesit në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.  

Duke ditur që Erling Haaland është një operacion shumë i vështirë , ‘’ Galaktikët ‘’ s’mund të humbasin kohë sepse 27 vjeçari ka fituar përsëri pikë për tu rikthyer aty ku filloi karrierën .

Carlo Ancelotti tashmë ia ka hapur derën e largimit Luka Jovicit dhe Mariano Diazit  dhe shikon tek ylli i Espanyolit një garanci për ofensivën .

Me katalanasit Raul de Tomas është shëndërruar në një bomber  dhe në tre sezone tek bardheblutë ka mundur të shënojë 43 gola në 85 takime , fakt që shkaktoi interesin e Arsenalit në merkaton e dimrit.  

Duhet theksuar se kontrata e spanjollit me Espanyolin mbetet në fuqi deri në 2026-tën kundrejt një klauzole prej 70 milionë eurosh për prishjen e saj  pavarësisht se ky operacion mund të finalizohet për 30-40 milionë euro.

Gjithsesi drejtuesit e ‘’ Los Blancos ‘’ janë treguar të vëmëndshëm edhe me Borja Mayoral i cili nën drejtimin e Quique Sanchez Flores i ka dhënë një tjetër ritëm ofensivës së Getafes dhe tashmë ka filluar fërkimi i duarve sepse 25 vjeçari është një lojtar cilësor dhe mund ti shërbejë  rotacioneve të Carlo Ancelottit.

6 gola në 664 minuta lojë janë statistikat e deritanishme të Borja Mayoral dhe  pretendimi i Real Madridit ia ngre më tepër vlerat dhe shumë shpejt e ardhmja e tij mund të ndryshojë .

Me titullin e La Ligas të siguruar , kryeqytetasve i ka mbetur edhe një sfidë deçizive, e vlefshme kjo për gjysëmfinalen e kthimit të Champions Leagues kundër Manchester City-t në shtëpi , ku nxënësit e Carlo Ancelottit do të tentojnë përmbysjen dhe të shijojnë edhe një herë emocionet e një finaleje .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy