
Peshëngritësja, Evangjeli Veli, nuk do të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare.
Sportistja shqiptare, ka rezultuar pozitiv në testin e bërë për Covid-19 dhe për këtë arsye, është e detyruar të qëndrojë e izoluar për disa ditë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Veli, e cila shkruan se nuk do të jetë pjesë e “Oran 2022”.
Peshëngritësja shqiptare, shihej si një nga kandidatet kryesore për medalje, pasi së fundmi u shpall edhe kampione Europe, në Kampionatin Europian që u mbajt në Tiranë.



