Pejic: Kukësi do ishte në garë për titull nëse do luante në stadiumin e ri

Pejic: Kukësi do ishte në garë për titull nëse do luante në stadiumin e ri

Drejtori sportiv i Kukësit, Pero Pejic, është shprehur i bindur se në rast se skuadra verilindore do të luante në shtëpi gjithë sezonin, atëherë tashmë do të ishin në garë për titullin kampion.

Duke folur për stadiumin e ri, Pejic deklaroi se Shqipëria ka bërë përpara në këtë drejtim, ndërkohë që Kroacia sipas tij nuk ka ndërtuar asnjë stadium në 20 vitet e fundit.

Kur kam luajtur para 4-5 vitesh këtu, fusha ishte sintetike, pak më vogël, luanim në një stil tjetër, por tani është diçka e re, stadium i ri. Në Kroaci në 20 vitet e fundit nuk janë ndërtuar stadiume, kurse këtu, në Shqipëri është ndërtuar “Elbasan Arena”, “Loro Boriçi”, “Air Albania”, “Kukës Arena”. Kjo është diçka e madhe për futbollin shqiptar. Këta njerëz e meritojnë këtë stadium.

Tani ne jemi të lumtur, sepse jemi në zonën e Europës. Në fillim ishte shumë e vështirë, sidomos për mua, sepse mora një detyrë të re, nuk është si të luash futboll. Duhet të mendoje për 20 lojtarë, të ndërtosh një ekip të mirë, të marrësh një trajner cilësor. E nisëm sezonin me objektivin për të luajtur për titullin kampion, por u përballëm me Tiranën, Partizanin, Dinamon, edhe pse tani është poshtë, janë klube me shumë trofe.

Luftuam dhe kemi treguar që mundemi, por patëm një handikap të madh, kemi luajtur jashtë fushës sonë. Po t’i luanim të gjitha ndeshjet në Kukës, ju siguroj që do të ishim duke luftuar për titullin kampion. Duhet të vazhdojmë kështu dhe të sigurojmë sa më parë pjesëmarrjen në Europë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy