Keylor Navas, mund të largohet nga PSG në merkaton e verës. Diçka të tillë e ka bërë të ditur vetë portieri, i cili është shprehur se nuk ka ndërmend të kalojë një situatë tjetër si ajo e këtij sezoni, kur u ul në stol, për t’i lënë vendin Donnaruma.
Navas sqaroi se ka marrëdhënie të mirë me portierin italian, por shtoi se nuk dëshiron të qëndrojë në stol.
Ka shumë gjëra për t’u marrë parasysh. Unë kam një marrëdhënie të mirë me Donnarumma, por gjithmonë dua të luaj, dua të jem në fushë në të gjitha ndeshjet. Dhe në fund, një situatë si këtë sezon nuk më shkon mendja ta jetoj sërish.
Sigurisht që duhet të mendojmë për të ardhmen. Familja ime është shumë e lumtur në Paris. Ata janë të lumtur që jetojnë në këtë qytet, siç jam unë. Ndihem komod, por të shohim se çfarë do të ndodhë. Dua të luaj rregullisht dhe kjo gjë prevalon.



