
Përforcimi i prapavijës vijon të jetë një prioritet për drejtuesit e Barcelonës gjatë merkatove.
Megjithatë, ulje-ngritjet në aspektin ekonomik po i detyrojnë të përqëndrohen tek lojtarët të cilët e përfundojnë kontratën me ekipet respektive.
Ayden Heaven i është shtuar listës së gjatë të ‘’ Blaugraneve ‘’, i cili aktivizohet me Arsenalin.
18 vjeçari ende nuk e ka arritur marrëveshjen e rinovimit me ‘’ Topchinjtë ‘’ dhe ky fakt i avantazhon kuq e blutë.

Sigurisht ecuria e tij i ka përmbushur pritshmëritë, i cili po shkëlqen me ekipin e të rinjve.
Por sipas Fabrizio Romanos, Barcelona do të ketë një sfidë jo të lehtë përpara sepse do ti duhet të rivalizojë me Frankfurtin dhe Manchester United, ekipe të cilët mund ta vënë në vështirësi.
Nëse drejtuesit e kryeqytetasve nuk do ta arrijnë qëllimin, ndoshta largimi nga ‘’ Emirates ‘’ do të vijë shumë shpejt por fillimisht ish kampionët e La Ligas duhet të mposhtin gjermanët dhe anglezët.



