Barcelona mendon për Javi Galan

Barcelona mendon për Javi Galan

  Me vetëm Jordi Alban në dispozicion për krahun e majtë të mbrojtjes , drejtuesit e Barcelonës kanë nisur ofensivën për gjetjen e një shoqëruesi për spanjollin.

Katalanasit kanë preferuar Celta Vigon , ekip në të cilin aktivizohet Javi Galan.

Fillimi i negociatave parashikohet në ditët e ardhshme pasi për ‘’ Los Cules ‘’ përforcimi i prapavijës gjithmonë është konsideruar prioritet absolut gjatë merkatove.

Operacioni në fjalë nuk i kalon 10 milionë eurot, për një lojtar titullar  në skemat e argjentinasit Eduardo Coudet.

Për bardhekaltërit tentativa e Barcelonës konsiderohet një sukses pasi mund të mbushin arkat me largimin e Javi Galan nga ‘’ Balaidos ‘’.  

27 vjeçarit i skadon kontrata në 30 qershorin e 2026-tës  por gjithsesi duke qenë se flitet për Barcelonën , gjërat mund të ndryshojnë me kalimin e ditëve .

‘’ Azulgranët ‘’  po mendojnë përfshirjen e Braithwaite ose Abde për ta lehtësuar këtë objektiv dhe kështu të finalizojnë një ndër lëvizjet e fundit në merkato .

Sezoni parashikohet  si gjithmonë i vështirë dhe me të papritura dhe Xavi Hernandez është i ndërgjegjshëm se duhet të bëjë maksimumin në kohën e mbetur pavarësisht se deri më tani Barcelona ka formuar një ekip shumë të fortë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy