
Mbërritja e Erik Ten Hag në ‘’ Old Trafford ‘’ shumë shpejt po i jep rezultatet . Hollandezi e ka rikthyer vëmëndjen në Eredivise, kampionat që e njeh shumë mirë dhe ka zgjedhur Tyrell Malacian e Feyenoordit për mbrojtjen .
22 vjeçarit do ti duhet të demostrojë potencialin tek Manchester United , për të cilin 20 herë fituesit e Premier Leagues kanë shpenzuar 15 milionë euro për kartonin plus 2 të tjera që i korrespondojnë bonuseve .
Prapavija konsiderohet pozicioni me më shumë luhatje në vitet e fundit dhe ka fituar një komponent të rëndësishëm për vijimësinë , i cili ka firmosur deri në 30 qershorin e 2026-tës pas një sezoni të shkëlqyer me ekipin nga Roterdami, gjatë të cilit arriti të aktivizohej në 50 sfida duke i shoqëruar me 1 gol dhe 5 asiste .
Me transferimin në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’ fati i ka trokitur në derë Tyrell Malacias pasi Manchester United jo vetëm që është një ekip shumë i suksesshëm në aspektin sportiv por tejet i fuqishëm në atë ekonomik dhe për hollandezin do të jetë një sfidë e vështirë dhe emocionuese.
Momentalisht ‘’ The Red Devilsat ‘’ janë në një proçes rindërtimi dhe ia kanë besuar të ardhmen aftësivë të trainerit 52 vjeçar i cili dërgoi Ajaxin në gjysëmfinalet e Champions Leagues në të kaluarën duke shënuar një risi në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube.
Sfida e Manchester United konsiderohet edhe më e vështirë për arsye të rivalitetit në Premier League dhe gjithashtu do të tregojë potencialin në Europa League , kompeticion që e fitoi në të kaluarën nën drejtimin e Jose Mourinhos.



