
Fakti se akoma nuk ka arritur akordin për rinovimin e kontratës me Napolin e mban Lorenzo Insignen gjithmonë e më larg ‘’ Diego Armando Maradonas ‘’. Krerët e Napolit me në krye Aurelio Di Laurentis janë shprehur të gatshëm në çdo moment për ta finalizuar këtë histori në favor të tyre por pengesat e hasura gjatë rrugës i kanë krijuar mëdyshje për të ardhmen e 30 vjeçarit tek ‘’ Il Partenopei ‘’ .
Një çështje e tillë vijon të ndiqet me shumë kujdes nga Milani që po organizohet në vigjilie të sezonit të ri dhe Lorenzo Insigne gjithmonë është preferuar nga bashkombasi Stefano Pioli sepse i vlerëson në maksimum cilësitë e ekstremit . Në lidhje me këtë çështje që konsiderohet jetike për Napolin për arsye të influencës së italianit në sukseset e ‘’ Azurrëve ‘’ Aurelio Di Laurentis është shprehur kështu :
“ Gjithçka është në dorën e tij . Nëse kërkon largimin është i lirë të zgjedhë cilindo klub që dëshiron . Eshtë një komponent kyç dhe Napoli ka fatin e mbështetjes tek një lojtar me këto cilësi “ , deklaroi Aurelio Di Laurentis i cili la për të kuptuar dëshirën e qëndrimit të ‘’ Lorenzinhos ‘’ tek bardhekaltërit . Por Milani duket se është përfshirë totalisht në këtë histori dhe vijon të fokusohet në zhvillimet e ditëve pasuese .
Organizimi i kuqezinvje në vigjilie të sezonit të ri në të cilin ndër të tjera e pret pjesëmarrja në Champions League është në rrugën e duhur por përforcimet mbeten të domosdoshme për evitimin e pengesave të panevojshme .
Një fakt që mund të ndihmojë në realizimin e transferimit e Lorenzo Insignes në ‘’ San Siro ‘’ është se momentalisht negociatat për rinovimin e kontratës me ‘’ Azurrët ‘’ janë totalisht të paralizuara dhe Milani nuk mendon të sprapset për një lojtar që krijonte lehtësira në sulm .
Kalimi i kombëtares ‘’ Trikolor ‘’ në finalen e Europianit ku do të përballet me Anglinë natyrisht ia ka ngritur vlerat të gjithë komponentëve të drejtuar nga Roberto Mancini dhe në rastin konkret Lorenzo Insigne pa dyshim mbetet një ndër më determinantët tek 4 herë kampionët e botës.



