“Klasikja” ndaj Tiranës, Brdaric: Luajmë vetëm për fitore

“Klasikja” ndaj Tiranës, Brdaric: Luajmë vetëm për fitore

Trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdaric, foli për mediat, në prag të sfidës me Tiranën.

“Klasikja” gjithmonë ka prodhuar luftë sportive dhe kjo u pranua edhe nga trajneri i shkodranëve, që deklaroi se synimi është vetëm fitorja.

Nesër është një ndeshje e madhe. Këto ndeshje janë speciale, ne normalisht shkojmë për të marrë 3 pikët dhe ky është objektivi. Dy sfidat e mëparshme na dhanë shtysë për ndeshjet që do vijnë, por nesër është një ndeshje tjetër dhe Tirana është përgatitur për “Final 4″. Unë gjithashtu kam provuar të gjej zgjidhje. Nuk kemi vetëm Balajn, jemi në një situatë të mirë se kemi lojtarë të tjerë që mund të shënojnë. I thashë lojtarëve që duhet të vazhdojmë me të njëjtën energji, s’duhet tu japim epërsi ekipeve të tjera.

Na mungojnë dy lojtarë, Hakaj ka disa probleme po ashtu dhe Smajli. Do të shohim do të bëjmë ndryshime me lojtarë më të freskët dhe do të vendosim 11-shen më të mirë. Lojtarët që kanë qenë në fushë e kanë mundësinë për të luajtur, na duhen mbledhje të mira dhe të jemi gati për nesër.

I kemi marrë masat, ne jemi një kundërshtar i fortë për Tiranën, nesër do të jetë një luftë shumë e fortë, me zor po pres ta luajmë këtë ndeshje dhe t’i bëjmë detyrat tona. Unë jam gjithmonë i lumtur kur marrim pikë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy