
Futbollisti i Interit Lautaro Martinez verën e kaluar ishte një hap larg Barcelonës, që e kërkonte për të zëvendësuar Suarez, por në fund gjithçka dështoi. Lidhur me këto zhvillime ka folur vetë argjentinasi, i cili ka deklaruar se edhe Messi i ka folur për katalanasit gjatë kohës që ishin të grumbulluar në kombëtare.
“Transferimi te Barcelona ishte një mundësi konkrete, por sezoni i kaluar përfundoi me vonesë. Ishte problemi i COVID19 dhe unë vendosa të qëndroja. Për fat doli mirë sepse u shpallëm kampionë.
Ishte vendimi i duhur. Mesi më fliste në grumbullimin e kombëtares për Barcelonën, por nuk insistonte. A i kam thënë të vijë te Inter? Ishte e pamundur”, u shpreh Lautaro.



