
Trajneri i Shqipërisë, Edoardo Reja, ka folur me superlativa, për mesfushorin Kristjan Asllani, i cili bëri debutimin e tij me Kombëtaren në muajin mars, ndaj Spanjës.
Në një intervistë të dhënë për “La Gazzetta dello Sport”, Reja deklaroi se Asllani është i destinuar për të luajtur në një klub të madh, ndërsa shtoi se do ia sugjeronte Napolit.
Asllani është një lojtar interesant, i destinuar për një klub të madh sipas mendimit tim. Nëse do më pyeste presidenti i Napolit, De Laurentiis, do ia sugjeroja. Unë u tërhoqa nga personaliteti i tij dhe në mars, i dhashë debutimin me Kombëtaren e parë, kundër Spanjës. Më ka lënë përshtypje të shkëlqyera, sepse qëndron në fushë në mënyrë inteligjente.



