
Mospërfshirja e Clement Lenglet në planet e Unay Emery-s, aktualisht i huazuar tek Aston Villa, menjëherë është pasuar nga interesi i Milanit.
Drejtuesit e kuqezinjve shohin tek francezi një element ideal për shtuar forcat në prapavijë dhe qëllimi i atyre katalanas është aktivizimi i pandërprerë për të rikuperuar terrenin e humbur gjatë kohëve të fundit.
Stefano Pioli e do në skuadër për fazën e dytë të sezonit pasi dëmtimi i Fikayo Tomorit vijon të jetë një temë shqetësuese për trainerin italian.
28 vjeçari është një lojtar me eksperiencë, i cili ka provuar veten përgjatë karrierës në ekipe si Sevilla, Barcelona, Tottenhami dhe së fundmi londinezët, i cili gjatë periudhës së transferimeve mund të startojë një tjetër eksperiencë, këtë herë në Serinë A, tek shtatë herë fituesit e Champions Leagues.
Milani fatkeqësisht nuk mundi të kualifikohet për në fazën me eleminim direkt por do të përfaqësohet në Play- Offin e Europa Leagues.



