Chelsea, insiston për Fermin Lopez

Chelsea, insiston për Fermin Lopez

 Orët e fundit të merkatos së verës sigurisht vijojnë të përcillen me shumë emocione.

Presioni sa vjen edhe shtohet tek drejtuesit e klubeve, të cilët kanë dhënë maksimumin deri më tani. 

Chelsea është një ndër protagonistët e kësaj periudhe, një ekip i cili ka patur rritje nën drejtimin e Enzo Marescas dhe vjen pas një sezoni të mrekullueshëm, të finalizuar me fitimin e Conference Leagues dhe Botërorit të Klubeve.

 Italiani kërkon medoemos transferimin e Fermin Lopez në ‘’ Stamford Bridge ‘’, i cili nuk po gjen hapësirat e mjaftueshme tek Barcelona. 

Sipas ‘ As ‘, pronari Todd Boehly ka ofruar një shifër të konsiderueshme për spanjollin, për të cilin gara do të jetë e ashpër sepse pretendohet nga Newcastle dhe Aston Villa. 

Prezenca e Dani Olmos i ka krijuar jo pak probleme Fermin Lopezit, i cili ndoshta shumë shpejt do të bëjë gati valixhet për tu larguar nga ‘’ Camp Nou ‘’. 

Por megjithatë, edhe nëse i referohemi ‘’ Bluve të Londrës ‘’ duhet thënë se rivaliteti është shumë i ashpër pasi kanë në përbërje lojtarë cilësorë si përshembull Pedro Neto, Estevao Willians apo Jamie Gittens. 

Bosi i kryeqytetasve thuhet se ka përgatitur rreth 70 milionë euro për fantazistin nga Huelva, edhe pse objektivi i tij është qëndrimi tek ‘’ Bluagranët ‘’. 

Falë kontributit tek ish kampionët e La Ligas dhe më gjerë Fermin Lopez është shëndërruar në një ndër protagonistët e kësaj periudhe, e rëndësishme për çdo ekip.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy