Bayerni ‘’ peshkon ‘’ tek  Monaco

Bayerni ‘’ peshkon ‘’ tek Monaco

 Largimi i Guillermo Maripan tek Monaco jo vetëm që i fuqizoi arkat e Deportivo Alaves por i dha shansin kilianit të provojë një nivel ndryshe dhe shumë shpejt mundi ti japë rezultatet .

Falë tyre , gjigandët e Bayern Munchen nuk kanë dyshuar asnjë sekond dhe i janë vënë pas qëndërmbrojtësit, të cilit  sipas ‘ Tz Munich ‘ i kanë ofruar transferimin në ‘’ Allianz Arena ‘’ .

Largimi i Niklas Sule për në ‘’ Signal Iduna Park ‘’ e bën të domosdoshëm transferimin e një lojtari cilësor dhe Bayern Munchen po pret momentin për një prurje të re sepse Julian Nagelsmann preferon të evitojë çdo pengesë gjatë sezonit të ardhshëm për arsye se objektivat e gjermanëve janë madhorë dhe lufta për ti siguruar ashpërsohet në çdo sezon .

Duke iu referuar kësaj çështje që konsiderohet prioritet për të ardhmen ishi i Leipzigut ka deklaruar kështu : ‘’ Jemi afër humbjes së një lojtari cilësor dhe duhet të bëjmë maksimumin në vazhdimësi për arritjen e objektivave  ‘’, theksoi strategu i bavarezëve .

Kjo tentativë është drejt sigurimit të blerjes së dytë të rekordmenëve të Bundesligës pas Noussair Mazraouit i cili do të mbërrijë me parametra zero në Mynih për ti dhënë një tjetër alternativë mbrojtes dhe ti krijojë një lloj qetësie Julian Nagelsmannit.

 Me skuadren nga Principata , Guillermo Maripan ka bërë paraqitje të shkëlqyera dhe jo më kot ka fituar një pretendent potent dhe sipas parashikimeve ky operacion mendohet se nuk do ti kalojë 15 milionë eurot , shifër krejtësisht e justifikueshme duke marrë parasysh parametrat cilësi-çmim . 

Duke filluar nga sezoni vijues normalisht Bayerni do të konsiderohet një ndër pretendetët kryesorë për fitimin e Champions Leagues pasi për kampionatin as që bëhet fjalë sepse ja ka marrë dorën dhe në Mynih shpresohet se me Julian Nagelsmann mund të arrihet një tjetër sukses pavarësisht se eksperienca e tij është shumë e shkurtër në këtë turne.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy