De Laurentiis i bën të gjitha brenda ditës, shkarkon Sarrin dhe vendos Carlo Ancelottin, nisin blerjet e para

De Laurentiis i bën të gjitha brenda ditës, shkarkon Sarrin dhe vendos Carlo Ancelottin, nisin blerjet e para

Carlo Ancelotti është zyrtarisht trajner i ri i Napolit. Pasi shkarkimit të Maurizio Sarri, Ancelotti ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare, me opsionin për një të tretë, nga e cila do të përfitojë 6.5 milionë euro për sezon.

"Futbolli i Napolit është i lumtur të komunikojë zyrtarisht se ka arritur marrëveshje me Carlo Ancelottin për t'u bërë trajner për tre sezonet e ardhshme, duke filluar nga 2018-19."

Në aeroportin e Fiumicinos në Romë, Ancelotti u ndal për mikrofonin e "Sky Sports Italia" ku tha:

"Tek Napoli për të filluar sezonin e ri."

Ish-trajneri i Juventusit, Parma, Milan, Chelsea, Paris Saint-Germain, Real Madrid dhe Bayern Munich ka mbajtur një takim treorësh në rezidencën e Romës të presidentit të Napolit Aurelio De Laurentiis mbrëmë, ku arriti dhe marrëveshjen. 

Por me ardhjen e teknikut italian kanë filluar edhe lëvizjet e para.

Dy dëshirat e mëdha të Ancelottit janë Karim Benzema dhe Arturo Vidal.

Sulmuesi francez mund të largohet nga Reali i Madridit pas një kohe të gjatë, ndërsa edhe kiliani Vidal është në kërkim të një eksperience të re.

Një tjetër objektiv është Mario Balotelli, i cili mund të afrohet me parametrat zero, pasi kontrata me Nicen i ka skaduar.

Pastaj edhe Angel Di Maria futet në këtë mes si përforcim i madh i klubit dhe do të kërkohet me ngulm në verë.

Klubit do t’i largohet kapiteni Marek Hamsik, për të cilin interesohet skuadra e Shandong Luneng në Kinë.

Hamsik pritet të përfitojë 40 milionë euro për tri vite, ndërsa De Laurentiis mund të fitojë 30 milionë euro nga shitja e tij.

Këto para do të përdoren për përforcime.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy