
Sezoni impresionues i Boulaye Dia me Salernitanën, e ka shëndërruar në objektivin e Arsenalit për merkaton vijuese.
‘’ Topchinjtë ‘’ kanë menduar të ofrojnë 13 milionë euro plus mesfushorin Charlie Patino për arritjen e këtij objektivi, shumë të rëndësishëm për të ardhmen e këtij reparti.
Sipas ‘ Salernonotizie ‘, 27 vjeçari vlerësohet maksimalisht nga traineri Mikel Arteta, i cili kërkon të shtojë forcat në metrat e fundit për ti bërë kryeqytetasit më agresivë në fazën finale të sezonit.
Deri në këtë moment franko-senegalezi numëron 4 gola në 12 sfida, i cili ka rezultuar tejet efektiv në skemat e trainerit Filippo Inzaghi duke e hedhur pas krahëve eksperiencën e vështirë në të kaluarën tek Villareali.
Një kalim në ‘’ Emirates Stadium ‘’ do të konsiderohej një sukses në karrierën e Boulaye Dia, i cili mund të bëhet pjesë e një prej ekipeve të elitës në Premier League, natyrisht i distancuar prej shumë vitesh nga trofetë e rëndësishëm.



