
Liverpool ka ndalur marshimin e Arsenalit në kampionat. Dy skuadrat barazuan me rezultatin 2-2 mes tyre.
“Topçinjtë” e nisën shumë mirë sfidën, duke shënuar dy herë, me Martinelli në minutën e 8-të dhe Gabriel Jesus në minutën e 28-të.
Liverpool nuk u dorëzua dhe ia doli të barazojë shifrat. Salah ngushtoi rezultatin në minutën e 42-të, duke rihapur ndeshjen. Egjiptiani kishte mundësinë të barazonte shifrat në minutën e 52-të, por gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.
Goli i barazimit do të vinte në minutën e 87-të, kur Firmino shënoi pas një asisti të Arnold. Me këtë barazim, Arsenali mban vendin e parë me 73 pikë, 6 pikë më shumë se Manchester City, që ka një ndeshje më shumë për të luajtur, ndërsa Liverpool mban vendin e 8-të me 44 pikë.



