Shorti i Europianit U-17 për femra, Shqipëria mëson rivalët e grupit

Shorti i Europianit U-17 për femra, Shqipëria mëson rivalët e grupit

Ditën e sotme, në Nion të Zvicrës u hodh shorti për eliminatoret e Europianit U-17, për femra. Në short, Shqipëria është vendosur në Grupin B2 të Ligës B së bashku me Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Moldavinë, ndërkohë që pas konsultimeve mes skuadrave dhe UEFA-s, është vendosur që ndeshjet e këtij grupi do të organizohen në Shqipëri në datat 18, 21 dhe 24 tetor 2022.

Përfaqësuesja shqiptare U-17 për femra e drejtuar nga trajneri Agustin Kola merr pjesë edhe në këtë edicion të Europianit në Ligën B, ku do të garojë për të siguruar ngjitjen në Ligën A. Gjashtë fituesit e grupeve dhe vendet e dyta me rezultatet më të mira ndaj ekipeve të para dhe të treta në grup do të promovohen në Ligën A.

Ekipet që janë pjesë e Ligës A garojnë për t’u kualifikuar në Europian, ndërsa ato të Ligës B garojnë për t’u ngjitur në ligën më lart.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy