
Në sezonin aktual Como ka rezultuar një ndër surprizat e Serisë A. Italianët drejtohen nga Cesc Fabregas, një trainer mjaft kompetitiv, falë të cilit me shumë gjasa do të luajnë në Europë në sezonin vijues.
Mirëpo numri një i stolit, ish kampion Europe dhe bote me ‘’ La Furia Rojan ‘’ në të shkuarën është i vetëdijshëm se duhet të japë maksimumin gjatë merkatos së verës për të vijuar të njëjtën rrugë edhe në të ardhmen.
Për këtë arsye tashmë në bashkpunim me drejtuesit e kanë gjetur një tjetër alternativë për mesfushën.
Flitet për Chukin, i cili po impresionon në rradhët e Real Valladolid. 21 vjeçari numëron 7 gola dhe 8 asiste në sezonin aktual me ‘’ Vjollcët ‘’ në Segunda Division, një ligë tejet kompetitive.
Spanjolli spikat për inkursionet nga krahët, mjaft i rrezikshëm në metrat e fundit dhe shumë efikas sidomos në duelet një kundra një.
Cesc Fabregas beson se mund ti japë një tjetër ritëm funksionimit të ofensivës duke qenë se është edhe shumë i shpejtë.
Sipas disa informacioneve traineri i Comos ka kontaktuar personalisht me nxënësin e Fran Escribas për ti ofruar një të ardhme ndryshe në Serinë A.
Tanimë tek Real Valladolid po analizohet kjo situate duke qenë se mund të humbasin një komponent me shumë vlera por njëkohësisht do të përforcoheshin në mënyrë të konsiderueshme në aspektin ekonomik.



