Abilaliaj: Jemi krenarë për atë që treguam në Europë, ta tregojmë edhe në kampionat

Abilaliaj: Jemi krenarë për atë që treguam në Europë, ta tregojmë edhe në kampionat

Drejtori sportiv i Partizanit, Arbër Abilaliaj, foli për MCN TV, para ndeshjes së të kuqve ndaj Laçit.

Abilaliaj deklaroi se ishte një ndeshje e vështirë për tu përgatitur nga ana emocionale, pas eliminimit nga Europa, por shtoi se të gjithë janë krenarë për atë që treguan këtë verë.

Ka qenë shumë e vështirë për ta përgatitur këtë ndeshje emocionalisht, pas largimit nga Conference League. Të gjithë futbollistët janë krenarë për atë që treguam në Europë. Këtë entuziazëm duam ta ruajmë dhe ta vazhdojmë.

Fillojmë kampionatin dhe duam të tregojmë anën tonë më të mirë. Kemi zhvilluar 10-11 ndeshje deri tani dhe këtë duhet ta tregojmë në fushën e lojës.

Kemi gati gjysmë formacioni për shkak të dëmtimeve. Kemi zgjedhur sot futbollistët që janë mirë fizikisht. Ndeshja e sotme kërkon futbollistët më të mirë. Kemi lojtarë me kualitet. Trajneri ka bërë një “mini-turnover”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy