Derbi Dinamo-Tirana, Shkëmbi: Vetëm për fitore, do të luajmë si ndaj Kukësit

Derbi Dinamo-Tirana, Shkëmbi: Vetëm për fitore, do të luajmë si ndaj Kukësit

Trajneri i Dinamos, Bledi Shkëmbi në konferencën për shtyp para ndeshjes derbi me Tiranën, tha se skuadra e tij do të futet në fushë vetëm për të marrë 3 pikët. Duke folur për afrimet e merkatos, ai theksoi se pret më shumë, pasi i di cilësitë e lojtarëve.

“Fitorja me Kukësin duhet të marrë vlera edhe me një tri pikësh nesër ndaj Tiranës. Kemi mundësitë për të bërë mirë dhe për të fituar. Ne futemi për tri pikë. E folura para ndeshjes dhe ajo çka ndodh në fushë është ndryshe. Të kemi edhe fatin në favor, pasi ndaj një Tirane të fortë na duhet edhe fati në krah.

Donim t’i kishim të gjithë, edhe Chinedu. Kemi pasur mungesa të rëndësishme siç është edhe ajo e Chinedu nesër. Goli të zgjidhet edhe nga mesfushorët apo lojtarët e tjerë si ndeshjen e shkuar.

Me ardhjen e lojtarëve në merkato, kemi cilësi dhe eksperiencë. Si Lilaj, Denisson dhe Reginaldo bënë mirë. Unë i njoh dhe them se kanë më shumë për të dhënë.

Nga lojtarët pres atë çka duhet të bëjnë në një derbi, ndaj kundërshtarit më të fortë të kampionatit. Lojtarët e ndiejnë për të dhënë maksimumin. Luhet në një stadium të bukur, ndaj një kundërshtari të fortë.

Kemi ndryshuar disa emra, punohet me më shumë ritëm. Kemi kuptuar që të bëjmë më shumë, për të lënë pas problemet e gjysmës së parë të sezonit.”

Shkëmbi zbuloi edhe formacionin, duke thënë se do të luajnë të njëjtët lojtarë si ndaj Kukësit.

“Reginaldo nuk është i gatshëm për të qenë nga minuta e parë, nuk ka gjendjen fizike. Pothuajse do jetë i njëjti formacion që luajti në ndeshjen me Kukësin. Jemi munduar të shohim pikat e dobëta ku mund të godasim, si edhe ato të forta për të marrë masa. Në 90 minutat e lojës, varet sa lojtarët janë në formë dhe të përgjegjshëm për atë që do të bëjnë.

Ka edhe shumë ndeshje, me e rëndësishmja është që të kemi vazhdimësi. Ajo me Kukësin ishte fitore e mirë dhe e bukur. Me hapa të shkëputur nuk do arrijmë lartë dhe do mbajmë këto nivele”, u shpreh Shkëmbi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy