Maurizio Sarri u largua nga drejtimi i Lazios, pas humbjes me Udinesen në kampionat. Tekniku italian, dha dorëheqjen, e cila u pranua edhe nga presidenti Claudio Lottito.
Te kryeqytetasit nuk kanë humbur kohë dhe kanë vendosur për trajnerin që do drejtojë skuadrën në të ardhmen.
Klubi njofton se ka vendosur t'i besojë drejtimin teknik Giovanni Martusciello. Ky i fundit ishte ndihmës i Sarrit dhe tani do të drejtojë i vetëm Lazion.
"Lazio njofton se Maurizio Sarri ka dhënë dorëheqjen si trajner i ekipit të parë. Klubi falënderon trajnerin për objektivat e arritura dhe për punën e bërë, duke i uruar fat në aspektin njerëzor dhe profesional. Në Në të njëjtën kohë, klubi njofton se ka vendosur t’ia besojë drejtimin teknik Giovanni Martusciello”, shkruhet në profilin zyrtar të klubit.



