
Trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdaric, duke folur para mediave, ka vlerësuar maksimalisht Skënderbeun, skuadër me të cilën përballen ditën e nesërme. Ai tha se skuadra dujet të luajë fort, për të marrë 3 pikët.
Gjithashtu ai komentoi edhe sjelljen e tij ndaj Partizanit, ku u shpreh se në vijim duhet të jetë ndryshe.
“Me Skënderbeun është një ndeshje që e kemi vlerësuar maksimalisht. Ata janë një ekip që janë në vështirësi, kështu që do të luajmë shumë fort dhe ne do të kemi një organizim të mirë me top dhe pa top, në mënyrë që të mund të përballojmë Skënderbeun.
Më vjen keq për atë çfarë ndodhi në ndeshjen tjetër ndaj Partizanit. Sjellja ime duhet të jetë shumë më e mirë se sa ndeshjen e fundit ndaj Partizanit. Do të mbështes ekipin në mënyrën maksimale që do të kem nesër dhe do të jetë Elvis Plori, pastaj që do të ketë gjërat nën kontroll, por gjatë javës gjithsesi puna ka qenë e mirë. Lojtarët kanë qenë mjaft të përqendruar gjatë stërvitjeve dhe do mundohemi të bëjmë më të mirën tonë.
Jam një njeri emocional. Ndonjëherë e bëj për të mbrojtur lojtarët e mi, ndonjëherë e bëj për të kundërshtuar vendimet e gjyqtarëve, të cilët mendoj se me gjithë punën e vështirë që kanë, mendoj se ndonjëherë marrin vendime të ekzagjeruar ndaj nesh dhe na detyrohen disa shpjegime, kur japin p.sh një karton të verdhë shumë shpejt. Kur ne kërkojmë arsyetim për të diskutuar, ata na ndëshkojnë dhe ne kërkojmë më shumë nga puna e tyre.
Duhet të japim jetën në fushë dhe ne besoj se e bëjmë këtë, por megjithatë në disa raste duhet të jemi pak më në kontroll të situatës. Çfarë ka ndodhur në të kaluarën, për mua nuk ka rëndësi, sepse të gjithë bëjmë gabime dhe e rëndësishme është të mësojmë nga to. Kjo është një pikë kyçe. Më pas, ne jemi një ekip kompetitiv, që mundohemi të bëjmë dhe të marrim më të mirën gjithmonë nga vetja.”, u shpreh Brdaric.



