Ceballos drejt rinovimit me Real Madrid

Ceballos drejt rinovimit me Real Madrid

Forma e shkëlqyer e Dani Ceballos tek Real Madridi duket se do të prodhojë një fund të lumtur për spanjollin .

Drejtuesit e ‘’ Galaktikëve ‘’  kanë filluar të punojnë për rinovimin e kontratës me ishi-n e Real Betisit , i cili e ka bindur Carlo Ancelottin. 

Kur mendohej se 26 vjeçari ishte drejt fundit të eksperiencës me madrilenët , kjo histori ka ndryshuar plotësisht duke treguar aftësitë tek një ndër ekipet më të famshëm në botë. 

Kontrata e Dani Ceballos përfundon në 30 qershor por si duket bashkjetesa do të vijojë pasi konsiderohet si pasardhësi i kroatit Luka Modric tek ‘’ Los Merengues ‘’. 

Me paraqitjet e bëra  andaluzi pak e nga pak po e justifikon investimin prej 30 milionë eurosh të bërë nga kryeqytetasit në merkaton e 2017-tës dhe sigurisht nëse vazhdon me këtë ritëm do të shëndërrohet absolutisht në një referencë në 11-shen e Carlo Ancelottit.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy