
Me kalimin e ditëve dhe duke qenë se jemi afër hapjes së merkatos së dimrit , ecuria e Newcastle në lidhje me përforcimet sa vjen edhe bëhet më e vrullshme .
‘’ Las Urracas ‘’ ndodhen në një situatë tepër kritike në Premier League sepse renditen të fundit dhe duhet të shtrëngojnë rripat për ta riparuar shumë shpejt . Mbërritja e Eddie Howe në stolin e bardhezinvje do të vijojë me fokusin maksimal tek merkatoja , gjatë të cilës anglezët do të kenë fatin të mos limitohen aspak si shumë ekipe të tjera të Europës , fakt që e avantazhon këtë skuadër .
Objektivi vijues është mesfushori i Manchester City-t Oleksandr Zinchenko, lojtar që konsiderohet si i ‘’ përkëdheluri ‘’ i Pep Guardiolas dhe sipas ‘’ Daily Mail ‘’, Newcastle United ka menduar formulën e huazimit në “ St James ‘ Park “ deri në fundin e sezonit aktual duke përfshirë këtu një opsion për blerjen përfundimtare të kartonit të tij .
24 vjeçari vijon të mos e fitojë luftën për vendin e titullarit tek bardhekaltërit duke vënë në pikpyetje vijimin në ‘’ Etihad Stadium ‘’ sepse është në moshën ideale për të fituar pikët e nevojshme brenda terrenit të gjelbër por Pep Guardiola nuk ndan të njëjtin mendim dhe Newcastle po pret me ngulm prapa derës për ti ‘’ vjedhur ‘’ talentin të ashtuquajturve ‘’ The Citiziens ‘’.
6 sfidat e deritanishme nuk kanë prodhuar shumë risi për Oleksandr Zinchenko-n për të cilin parashikohet se do ti japë rëndësinë e duhur këtij interesi sepse jo vetëm do ti krijonte benefite në aspektin ekonomik por edhe në atë sportiv dhe njëkohësisht privilegjin e mbrojtjes së ngjyrave të skuadrës më të fuqishme në planet .



