
Superiorja luajti këtë fundjavë, ndeshjet e xhiros së dytë, të cilat u transmetuan në ekranin e MCN TV.
Pas dy javëve, kryesimi mbahet nga Skënderbeu me 6 pikë, pas dy fitoreve ndaj Egnatias dhe Dinamo City. Ndjekin Vllaznia dhe Tirana, me nga 4 pikë.
Egnatia në vendin e katërt me 3 pikë, po aq sa edhe Partizani, por këta të fundit kanë një ndeshje më shumë për të luajtur.
Renditja vazhdon me Erzenin me 2 pikë, Teuta dhe Laçi me nga një pikë, ndërsa Dinamo dhe Kukësi mbyllin renditjen, duke mos grumbulluar asnjë pikë.
RENDITJA:



