Pape Gueye, prioritet për Manchester United

Pape Gueye, prioritet për Manchester United

  Pape Gueye vijon të jetë një ndër më të spikaturit në La Liga. 

Mesfushori është stabël tek Villareali, për të cilin në orët e fundit është interesuar Manchester United.

 Senegalezi ka ditur të performojë në lartësinë e duhur tek ‘’ Nëndetësja e Verdhë ‘’ dhe ndoshta në pak kohë do të përfundojë duke luajtur në ‘’ Old Trafford ‘’. 

27 vjeçari është shumë i fuqishëm, tejet i aftë në aspektin e organizmit të lojës dhe rikuperimit të topave. 

Dyert e ‘’ Pallatit të Endërrave ‘’ tashmë janë hapur, ç’ka do të thotë se nëse do ta pranojë ofertën e Joel dhe Avram Glazer jo vetëm do të përfaqësonte një ekip elite por gjithashtu një ndër më të pasurit në futboll. 

Klauzola e prishjes së kontratës me ish fituesit e Europa Leagues arrin 45 milionë eurot, shifër aspak problematike për krerët e 20 herë kampionëve të Premier Leagues.

 Ishi i Marseilles dhe Sevillas është përpara një mundësie shumë të mirë e cila mund t’ia ndryshojë karrierën në çdo aspekt. 

2 gola në 20 sfida janë statistikat referuar sezonit aktual i cili i ka bërë shkëlqyeshëm detyrat e dhëna nga traineri Marcelino Garcia Toral.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy