Liverpooli i shkel syrin Neuhaus

Liverpooli i shkel syrin Neuhaus

 Gjërat po shkojnë mbarë për Liverpoolin dhe deri në këtë stad të sezonit është konfirmuar një gjë e tillë.  Projekti i Jurgen Klopp që lidhet automatikisht me rikthimin tek suksesi po fillon të funksionojë dhe një pjesë e rëndësishme e tij do të vendoset nga merkatoja .

Florian Neuhaus pëlqehet  shumë nga ishi-i i Dortmundit i cili ka ngulmuar për ti dhënë fund luhatjeve në mesfushë , repart ku ‘’ The Redsat ‘’ kanë çaluar së fundmi  .

24 vjeçari është një referent absolut  tek Borussia Monchengladbah dhe numri një i pankinës po e analizon me detaje evolucionin e tij sepse mund ti bëjë shumë punë anglezëve në të ardhmen . 

817 minuta të ndara në 14 ndeshje ia kanë ngritur vlerat Florian Neuhaus i cili ka treguar forcën e karakterit me një skuadër të dorës së dytë në Bundesligë dhe një ndër më të spikaturit e saj  pretendohet nga gjigandët e Premier Leagues dhe më gjerë .

 Megjithatë , ashtu siç ndodh rëndomtë për lojtarë të këtij kalibri pretendentët vinë në rritje  dhe këtë fakt e konfirmon edhe interesi i  Bayern Munchen  .

Ndërmjet Liverpoolit dhe bavarezëve parashikohet një luftë  shumë e ashpër dhe emocionuese dhe diferencën do ta bëjnë detajet sepse nëse flasim për nivel , renditen ndër më të mirat jo vetëm të Europës por edhe të globit .

 Rëndësia e Florian Neuhaus në skemat e austriakut Adi Hutter gjatë kohës ka marrë vlerësimin e merituar sepse është një mesfushor që duhet të merret shembull për kompromisin dhe dhëniën e 100 % në fushë .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy