
Siç dihet ndër vite një ndër problemet e pazgjidhura nga drejtuesit e Barcelonës vijon të jetë krahu i djathtë i mbrojtjes. Në këtë fillim sezoni Xavi Hernandez është detyruar të aktivizojë Ronald Araujon dhe Joao Cancelon në këtë pozicion por gjithsesi numri një i stolit vijon i pakënaqur me performancën e të tijëve. Për këtë arsye ‘’ Los Cules ‘’ i kanë vënë gishtin anësorit Vanderson, i cili aktivizohet tek Monaco. Braziliani ka impresionuar në Ligue 1 dhe natyrisht vlera e kartonit të tij është rritur me kalimin e kohës dhe aktualisht i kalon 50 milionë eurot. Për më tepër , së fundmi 22 vjeçari ka rinovuar kontratën me monegaskët deri në verën e 2027-tës , hap që tregon se tanimë është shëndërruar në një lider në prapavijën e francezëve. ‘’ Blaugranëve ‘’ i mbetet të sakrifikojnë , pa mënjanuar reduktimin e kësaj shifre gjatë merkatos së verës , për ti vënë njëherë e mirë kapakun problematikave për sa i përket këtij reparti.



