
Trajneri i Korabit, Shpend Kumbarçe, foli për MCN TV, pas humbjes me Flamurtarin.
Sipas tij, vlonjatët e merituan fitoren, ndërsa shtoi se duke dora e trajnerit të ri.
Duke krahasuar Flamurtarin e vitit të kaluar, dhe pjesës së parë të sezonit, shoh një Flamurtar më të fortë. Duket dora e trajnerit Memushi. Flamurtari e meritoi fitoren edhe pse golat erdhën nga gabimet tonë.
Edhe pse këtë javë na u rikthyen dy lojtarë, mungesa e Endri Markut që është një ndër më të mirët që kemi, bëri që të na bjerë ritmi, se kishim të plotë skuadrën dhe ndërrimet i kishim të limituara.



