Champions League/ Alinani: E rëndësishme për skuadrat e mëdha që të shmangin dy ndeshje shtesë

Champions League/ Alinani: E rëndësishme për skuadrat e mëdha që të shmangin dy ndeshje shtesë

Champions League rikthehet këtë të martë me 9 takime mjaft  të forta. Gazetari i sportit Genti Alinani tha përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Informacion se skuadra të mëdha nuk e shohin veten të renditua mira dhe se për këtë duhet të marrin masa.

Sipas Alinanit është e rëndësishme për skuadrat e mëdha që të shmangin dy ndeshje shtesë.

Ka pasur surpriza në renditjen e përgjithshme të këtij Champions-i, që do të thotë jo pak skuadra të mëdha e shohin veten jashtë tetëshes kryesore që të çon në raundin e ardhshëm.

Duhet të bëjnë maksimumin dhe të marrin pikët, pasi ato janë më të rëndësishme. Flas për skuadra si Reali i Madridit, Bayern, Parisi, Milan, Juventus që nuk e shohin veten të renditura mirë. Do duhet të marrin masa sepse nuk falen më hapa fals. Janë dhe dy ndeshje të tjera.

Është e rëndësishme për skuadrat e mëdha që të shmangin dy ndeshje shtesë. Dy ndeshje më pak pë rtë gjitha skuadrat do të jetë frymëmarrje e jashtëzakonshme. Reali duhet t’i shmangë.

Nëse Reali nuk e pretendon finalen, kush do e pretendojë.

Renditja na detyron të themi Liverpool-i. Por që të flasësh për favoriten në Champions është e ekzagjeruar se favoritët dalin në shkurt.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy