Devolli: Mua më pëlqen ekipi, shpresoj te kemi fat ndaj Partizanit

Devolli: Mua më pëlqen ekipi, shpresoj te kemi fat ndaj Partizanit

Trajneri i Dinamos, Bledar Devolli ka folur para mediave, në prag të sfidës që skuadra e tij do të luajë në derbi ditën e nesërme ndaj Partizanit. Ai tha se skuadra ka treguar rritje nën drejtimin e tij, duke shtuar se i pëlqen ajo që ka treguar ekipi.

Në lidhje me ndeshjen e nesërme, Devolli deklaroi se shpreson që Dinamo të ketë fat dhe ai të regjistrojë fitoren e parë ndaj Partizanit.

“Kjo javë ka qenë e mirë, kemi punuar dhe kemi qëndruar afër sepse kemi nevojë. Kemi qenë mirë nga ana psikologjike, gjë që është shumë e rëndësishme në një ndeshje të vështirë si kjo kundër Partizanit. Kampionati është bërë shumë i egër dhe nesër na pret një betejë e vërtetë. Unë besoj që jemi gati. E kam thënë që ekipi është shumë i mirë. Mua më pëlqen ekipi. Nga ndeshja e parë me Partizanin deri tek ndeshja e Teutën ekipi ka pasur ngritje. Shkojmë në zonë dhe krijojmë raste dhe kjo më bën optimist për të nesërmen.

Nuk ka ndonjë gjë ekzakte, çunat e dinë vetë pasi janë të përgjegjshëm dhe më bën optimist që do ta kthejmë situatën shumë shpejt.

Nuk më pëlqen të rri mbrapa, unë jam trajner që dua ta mbajmë topin sa më shumë në zotërim. Duke e bërë këtë kemi vetëm të mira, nesër duam të krijojmë raste dhe gola.

Strategjia do jetë mbajtja e topit, presing ndaj kundërshtarit kur ka topin. Këto gjëra do kërkojmë deri në fund të kampionatit.

Shpresojmë të kemi fat nesër dhe të vijë fitorja e parë edhe për mua si trajner, por dhe kundër Partizanit.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy