Humbja me Kukësin, Cungu: Ndeshja u vendos nga episodet

Humbja me Kukësin, Cungu: Ndeshja u vendos nga episodet

Trajneri i Laçit, Armando Cungu, foli për MCN TV, pas humbjes me Kukësin në transfertë.

Cungu deklaroi se ndeshja u vendos nga episodet, ndërsa shtoi se ekipi i tij kishte mundësinë për të shënuar.

Erdhëm për fitore, kishim nevojë të dilnim nga një situatë pa fitore. Ishte momenti dhe vendi i duhur për ta bërë. E dinim kundërshtarin që vinte me një motiv të madh pas fitores me Partizanin. Luajtën shumë fort, por episodet sollën këtë rezultat. Matematikë e thjeshtë, nëse nuk shënon, nuk fiton.

Patëm një rast me portë bosh. Kundërshtari ka një rast me krosim, e kthen në zonë dhe ka kohë edhe ta shtyjë në rrjetë. Era ishte e fortë, terreni i keq, por u munduam të zhvillonim një lojë të mirë dhe them se patëm episodet tona. Duhen golat dhe statistikat tregojnë që ka shumë pak kontribut në këtë pjesë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy