U largua nga Inter, Perisic letër tifozëve: Do keni vend të veçantë në zemrën time

U largua nga Inter, Perisic letër tifozëve: Do keni vend të veçantë në zemrën time

Ivan Perisic ka vendosur të largohet nga Interi, skuadër me të cilën shkëlqeu në Serie A. Sulmuesi kroat, është zyrtarizuar ditën e sotme te skuadra e Tottenham, në Angli.

33-vjeçari nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, shkruan se Interi dhe tifozët do të kenë një vend të veçantë në zemrën e tij, ndërsa shtoi se ndihet i privilegjuar që luajti me zikaltrit.

Pas 254 ndeshjesh, 55 golave, 49 asistimeve, 3 trofeve dhe 18,934 minutave të luajtura në fushë me këtë fanellë të lavdishme, aventura ime me Interin përfundon këtu. Nëse çdo fund shënon një fillim të ri, është e rëndësishme të kthehem pas në këto vite të kaluara dhe të ndaj me ju krenarinë time më të sinqertë për punën e bërë dhe qëllimet e arritura së bashku.

Unë si lojtar dhe gjithë familja ime, për ekipin, stafin, të gjithë punonjësit, por mbi të gjitha tifozët zikaltër: ju do të keni gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time. Me kaq shumë emocione në zemrën time, dhe kaq i privilegjuar që kam luajtur për këtë ekip, po ju them mirupafshim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy