Milinkovic- Savic, në listën e Paris St Germain

Milinkovic- Savic, në listën e Paris St Germain

E ardhmja e Sergej Milinkovic- Savic shumë shpejt mund të ndryshojë.

Prej më pak se një viti serbi zgjodhi Al- Hilal për të vijuar karrierën, i cili prej vitesh pretendohet në kontinentin e vjetër.

Për mesfushorin do të luftojë Paris St Germain gjatë merkatos së verës, i cili e ka bindur Luis Enriquen dhe mund ta ndihmojë skuadrën e tij në ofensivë.

‘’ Lucho ‘’ është shprehur se e mirëpret 29 vjeçarin në ‘’ Parque de Prince ‘’, një ndër më të mirët jo vetëm tek Lazio por edhe në Europë në të kaluarën.

Edhe Juventusi bashkë me Manchester United u konsideruan kandidatë potencialë për Sergej Milinkovic-Savic, i cili nuk ka mundur ta rigjejë veten në Arabinë Saudite, pavarësisht aspektit ekonomik.

Rikthimi në Europë mbetet zgjidhja e vetme për ta rikuperuar terrenin e humbur dhe ndoshta milionat e Nasser Al Khelaifit, pa harruar potencialin e kuq e bluve mund ta bindin për tu transferuar në një ndër pesë ligat më të rëndësishme.

12 gola dhe 10 asiste në 35 sfida numëron Sergej Milinkovic- Savic në sezonin e parë në një ligë ekzotike, e cila e ka rritur nivelin për arsye të transferimeve të bujshëm por ndoshta s’do të rezultojnë statistika të mjaftueshme për të vijuar në ekipin e portugezit Jorge Jesus.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy