Dita e dytë e Euro 2020/ Uellsi përballë Zvicrës, Danimarka pret Finlandën, luhet edhe Belgjikë-Rusi

Dita e dytë e Euro 2020/ Uellsi përballë Zvicrës, Danimarka pret Finlandën, luhet edhe Belgjikë-Rusi

Në orën 15:00, në stadiumin “Baku Olympic” të Baku, nis ndeshja Uells-Zvicër e vlefshme për Grupin A të Euro 2020. Të dyja skuadrat do të synojnë fitoren e parë që në ndeshjen debutuese.

Për ta në këtë kompeticion edhe rreshtimet duken shumë sulmuese për të dyja krahët.

Në skuadrën e Zvicrës ndodhen tre shqiptarë, ndërsa dy nga ta do të startojnë ndeshjen.

FORMACIONET ZYRTARE:

UELLS – (4-3-3): Uard; Roberts, Rodon, Dejvis, Mefam; Morrell, Alen, Ramsej; Xhejms, Mur, Bejl. Trajner: Robert Pejxh.

ZVICRA – (5-2-3): Somer; Mbabu, Elvedi, Shar, Akanji, Rodrigez; Xhaka, Frojler; Seferoviç, Embolo, Shaqiri. Trajner: Vladimir Petkoviç.

Në orën 18:00, Danimarka pret Finalndën debutuese, që ka treguar në fazën kualifikuese se mund të përballed denjësisht me çdo kundërshtar. Emrat në formacionin e danezëve janë më imponues, megjithatë fusha do të tregojë kush do të dominojë.

Në orën 21:00, një prej skuadrave të konsideruara si favorite për fitimin e turneut, Belgjika, zbret në fushë përballë Rusisë. Belgët janë të parët në renditjen e FIFA-s dhe vijnë në Euro 2020 të uritur për të treguar klasin e tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy