
E ardhmja e Dries Mertens tek Napoli sa vjen edhe po bëhet edhe më e vështirë dhe duke qenë se belgu ndër vite ka zhvilluar performanca te cilat nuk mund të harrohen lehtë , pretendentët s’kanë munguar .
Drejt fundit të karrierës dhe me një eksperiencë të madhe , veçanërisht në Serinë A , për 34 vjeçarin ka trokitur në derë Milani , ekip të cilit i nevojitet për të kompletuar fazën sulmuese pavarësisht prezencës së Ibrahimovich apo Rafael Leaos , të domosdoshëm për Stefano Piolin .
Mirëpo në ‘’ San Siro ‘’ kanë filluar të bëhen llogaritë dhe italiani duket se nuk do të mbështetet tek Olivier Giroud i cili është drejt largimit nga Milano dhe metrave të fundit i nevojitet një lojtar me eksperiencë që mund të bëjë diferencën dhe Dries Mertens konsiderohet i duhuri .
Kontrata me bardhekaltërit do të përfundojë në qershor por bisedimet mbi rinovimin e saj janë të pezulluara dhe gjithashtu e ka deklaruar me kohë se kërkon qëndrimin në Itali , fakt që i jep shansin ‘’ Djallit ‘’ për të firmosur me një lojtar tepër përcaktues .
Sezoni aktual bëhet i 9-nti tek Napoli dhe eksperienca përmblidhet me 400 ndeshje të zhvilluara , 144 gola dhe 89 asiste , statistika që e shëndërrojnë ishi-n e Psv Eindhovenit në një emblemë për tifozerinë e zjarrtë të italianëve .
Gjithsesi duke qenë se merkatoja është afër alternativat normalisht janë të shumta dhe përpos ekstremit sipas ‘ La Gazzetta dello Sport ‘’ gjigandët e Scudettos po monitorojnë edhe Divock Origin e Liverpoolit, sulmues që e ka mbajtur veshur fanellën e ‘’ The Redsave ‘’ për 7 sezone.
Rruga drejt rindërtimit vijon me ritme të kënaqshme , për një Milan i cili në këtë sezon i ka dhënë rezultatet në Serinë A por Champions League mbetet ëndërra në sirtar , eveniment prej të cilit u largua me kokën ulur nga faza e grupeve .



